Vrasje në Shijak, ekzekuton djalin e xhaxhait
Shijaku është tronditur gjatë pasdites së sotme nga një tjetër krim i rëndë.
Një person akuzohet se ka vrarë djalin e xhaxhait. Burime pranë policisë thanë se i dyshuari për ngjarjen është Pëllumb Guza.
Këto burime thanë se ky i fundit dyshohet se ka vrarë në fshatin Fushë Kaxha Tahir Guzën, rreth 50-vjeç. Krimi ka ndodhur për motive banale.
Pas vrasjes, autori i krimit është larguar nga vendi i ngarjes, ndërsa policia tashmë është vënë në ndjekje të tij.
Vetëm pak ditë më parë në Shijak ndodhi gabimisht një vrasje e dyfishtë, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.