E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Krimeve te Renda merr ne pyetje Griselda Roshin

Griselda Roshi ka mberritur rreth ores 1220 ne Prokurorine e Krimeve te Renda ku po merret ne pyetje ne lidhje me deklaratat per rrembimin e saj dy dite me pare. Sipas burimeve jozyrtare nga hetimet e kryera Prokuroria hedh dyshime mbi shtatzenine e gruas ne momentin qe ajo pretendon se eshte rrembyer. N.q.s. dyshimet e institucionit te akuzes vertetohen Griselda rrezikon te kthehet nga akuzuese ne te akuzuar per kallezim te rreme. Nderkohe mister mbetet fati i foshnjes se gruas 28-vjecare.

eshtja Griselda Prokuroria hedh poshte pisten e rrembimit

Prokuroria e Krimeve te Renda ka hedhur poshte pisten e rrembimit te bashkeshortes se kryebashkiakut te Kavajes. Sipas njoftimit zyrtar te Prokurorise pas hetimeve te kryera rezulton se nuk ka elemente qe te vertetojne pengmarrjen e Griseldes.

Hetimet dhe analiza konkulduan se nuk ka elemente qe vetetetojne pengmarrjen e shtetases Griselda Roshi thuhet ne njoftimin zyrtar te Prokurorise.



Misteri i Griseldes Instituti i Mjekesise Ligjore nis ekspertimin

Griselda Roshi bashkeshortja e kryetarit te ri te Bashkise se Kavajes e cila u rrembye dhe u torturua ne menyre macabre nga persona te panjohur dy dite me pare eshte paraqitur sot ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Tirane. Gruaja 28-vjecare do ti nenshtrohet nje ekspertize e cila pritet te hedhe drite mbi lindjen e femijes se saj fati i te cilit nuk dihet akoma.

28-vjecarja eshte paraqitur rreth ores 930 ne ambientet e Institutit te Mjekesise Ligjore e shoqeruar nga forca te policise dhe familjare te saj.

Griselda Roshi denoncoi nje dite me pare se persona te armatosur e kishin rrembyer ne zonen e Komunes se Parisit ne kryeqytet dhe me pas e kishin derguar ne nje vend te panjohur per te ku me pas i ishte hequr femija qe do te sillte ne jete pak dite me vone.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›