Vetëvritet ish-kryetari i Komunës së Vaqarrit
Ish-kryetari i komunës së Vaqarrit, Skënder Drita, është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Lale. Policia bën me dije se 55-vjeçari është vetëvrarë.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia tashmë ka nisur hetimet.
Skënder Drita, ish-kreu i komunës, i cili rikandidoi në emër të Partisë Demokratike, humbi në zgjedhjet e 8 majit 2011.