Vrasje ne Tirane ekzekutohet me arme 33 vjecari

Një i ri 33 vjeçar, është ekzekutuar me armë në orët e para të së premtes. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01.15’, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, prapa shkollës 9 vjeçare “1 Maji” në Tiranë.
Policia e Tiranës deklaron se mbi shtetasin Sokol Sami Doçi, 33 vjeç është qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar atij edhe vdekjen.
Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, ekspert kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.
Nga kryerja e veprimeve dhe nga këqyrja e vendngjarjes, policia deklaroi se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Policia deklaron se po punon për identifikimin e autorëve.