E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Rreshen nga inertet vdes nje person dhe plagosen dy

Derdhja e disa inerteve në mënyrë të qëllimshme në autostradën drejt Kukësit i kanë shkaktuar vdekjen një personi, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ndodhi në orët e para të ditës së premte, kur një automjet ku udhëtonin 3 persona, u përplas me grumbullin e inerteve duke sjellë humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i saj dhe përplasjen me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme, Sokol Biba, 33 vjeç ndërsa kanë mbetur të plagosur Olsi Kolsi, 28 vjeç, drejtues i mjetit si dhe pasagjeri tjetër, Ermal Lleshi, 26 vjeç që të tre nga rrethi i Mirditës.

Në vendngjarje kane shkuar menjëherë efektivë të Policisë Rrugore, të cilët pas 4 orësh kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojë autorët e derdhjes së sasisë së inerteve në rrugë.

Ata janë shtetasit Nikoll Gjeçaj 48 vjeç, drejtuesi i kamionit dhe Zef Nikolli, 49 vjeç, porositësi i mallit.

Nga deklarimet e 48 vjeçarit Nikolli, drejtues i kamionit, është bërë e ditur se ishte porositur nga Zef Nikolli për të dërguar në fshatin Fan të Mirditës, sasinë e inerteve, por gjatë transportit i ishte kërkuar që ajo të derdhej në autostradë.

Ka qenë kjo sasi inertesh që ka provokuar aksidentin, që solli edhe humbjen e jetës së një shtetasi.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›