E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli fton investitoret italiane te investojne ne turizem

Kryetarja e Kuvendit priti në një takim Irene Pivetti, ish-Kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali në mesin e viteve 90, që shoqërohej nga ambasadori italian D’Ellia. Zonja Pivetti e njohu Kryetaren e Kuvendit me veprimtarinë Agjencisë së Promovimit që mbështetet në një gamë të gjerë programesh për nxitjen e zhvillimi ekonomik në zonat të lëna në harresë në Itali nëpërmjet mbështetjes së biznesit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Kjo agjenci kërkon një program të tillë ta shtrijë edhe në Shqipëri nëpërmjet një nisme për sjelljen e investitorëve italianë dhe mbështetje biznesit të vogël vendas veçanërisht në zonat turistike. Kjo nismë synon të promovojë lidhjet që na bashkojnë si popuj, kulturën dhe turizmin shqiptar, si dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dypalëshe.

Kryetarja e Kuvendit e vlerësoi një nismë me interes që vlen për t'u inkurajuar dhe siguroi zonjën Pivetti për mbështetje. “Për ne është e rëndësishme të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet shumëdimensionale mes Shqipërisë dhe Italisë, mes dy popujsh e vendesh mike.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›