Ballkani ka rritur konfiskimet e drogës, por trafiku vazhdon

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi Trafikun Ndërkombëtar të Drogës thotë se Shqipëria dhe Kosova shërbejnë si vende tranzite të trafikut të drogës që vjen nga Afganistani për në Evropën Perëndimore. Këto vende, kohët e fundit, i kanë shtuar masat kundër trafikut. Majkëll Braun, ish shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit, thotë se megjithëse vendet e Ballkanit kanë rritur numrin e konfsikimeve, grupet e krimit të organizuar përsëri arrijnë të gjejnë rrugë të tjera.
"Është e vështirë të thuhet sepse ka disa vende përmes të cilave kalon droga në Ballkan, dhe kjo rrugë ndryshon vazhdimisht. Arsyeja e ndryshimit është se ndërsa polica, ushtria dhe shërbimet e zbulimit bëhen më efikase, dhe fillojnë të kapin drogën në një zonë, grupet e fuqishme të krimit të organizuar kanë aftësinë të ndryshojnë rrugë shumë shpejt. Për mendimin tim, nuk ka model organizativ më elastik sesa grupet e fuqishme të krimit të organizuar. Pra, sapo siguria rritet në një zonë, ato kalojnë shpejt në një zonë tjetër. Ato janë gjithnjë në kërkim të atyre, që unë i quaj “pika të dobëta” përmes të cilave mund të kalojnë sasi më të mëdha të produkteve të tyre dhe t’i nxjerrin në treg. Sa herë që kapen sasi lëndësh narkotike, atyre u preken të ardhurat, dhe si çdo biznes tjetër, kjo është pika ku atyre u dhemb më shumë", ka thënë Braun.
Braun thotë se kjo ndodh jo vetëm nga shkathtësia dhe fuqia e këtyre grupeve, por edhe për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion të forcave të rendit, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit që e luftojnë këtë trafik në vendet e Ballkanit.
"Duke marrë parasysh mjetet që kanë në dispozicion, ato po punojnë mirë. Policia, ushtria dhe institucionet e sigurisë mund të veprojnë deri në një farë mase. Këto grupe të fuqishme që trafikojnë sasi të mëdha droge janë shumë elastike dhe të shkathëta. Dhe për sa kohë që policia, ushtria dhe shërbimet e zbulimit nuk kanë mjetet ajrore, detare apo tokësore për ta dërguar policinë në vendin e duhur në kohën e duhur, atëherë ata do të hasin në vështirësi", theksoi ai. /voa/