E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajeti s’është vrasës, thonë familjarët

Familja Kryeziu nga Malisheva është tronditur nga tragjedia që ka ndodhur në qytetin Freising të Gjermanisë, ku një anëtar i kësaj familje Ajet Kryeziu besohet se ka vrarë djalin e tij pesë vjeç dhe ka plagosur rëndë gruan e tij, me të cilën nuk jetonin bashkë.

Hydi Kryeziu nuk mund të besoj se këtë vrasje e ka kryer vëllai i vet Ajeti.

“Në mbrëmje kena marre lajmin se Ajeti me djalë është i vdekur dhe gruaja e tij është e plagosur rënd. Por, duke e njohur personalitetin e vëllait tonë, unë jam mese i bindur se Ajeti nuk e ka kryer këtë vrasje”, ka shtuar ai. Edhe Nuhija nuk beson se nipi i vet Ajeti ka mundur të kryej këtë vrasje.

“Nuk besojmë kurrë, se Ajeti e ka kryer këtë vepër hajde, nashta njeri mundet me qu dore mbi krye, ama mbi evlad nuk mundet”, thotë xhaxhai i Ajetit. Ai u ka bërë apel medieve që mos të ngutën dhe të paraqesin Ajetin si vrasës, derisa nuk të vërtetohet tërësisht rrethanat e vrasjes së tij dhe të fëmijët.

Mediat gjermane kanë raportuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës në qytetin Freising të Gjermanisë, që ndodhet në Landin e Bavarisë. Sipas mediave gjermane,

Ajet K ka hyrë në banesën ku jetonte ish gruaja e tij në periferi të qytetit Freising. Fëmijët e çiftit të ndarë kanë jetuar me nënën e tyre, kurse policia nuk ka ende ndonjë shpjegim se përse ka ndodhur vrasja.

Pasi është plagosur rëndë nga ish burri i vet, policia ka sqaruar se Dinore K ka lajmëruar forcat e rendit, veprim që kishin bërë në të njëjtën kohë edhe fqinjët e tyre, të cilët kanë dëgjuar të shtëna në banesën e ish çiftit nga Kosova. Zyrtarët e rendit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por kur ata kanë hapur derën me forcë, para tyre është shfaqur një skenë makabre e trupave të pajetë dhe e gjakut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›