E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje per 50 mije leke

Vrasja  e 35-vjecarit Artan Këllezi u shkaktua për një borxh prej 50 mije lekesh. Ky eshte konkluzioni i hetuesve disa ore i riu u qellua per vdekje me kacavide nga ish-shoku i tij, i cili i kishte huazuar shumen qe viktima mendohet ta kete lene gjate ne nje lokal lloto bet.

Zedhenesja e policise se Tiranes gjate nje deklarate per mediat komunikoi arrestimin per akuzen e vrasjes me dashje te nje 35-vjecari.

"Falë një pune të menjëhershme të strukturave të policisë në një kohë tepër të shpjetë, u arrit identifikimi dhe kapja autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë shtetasit Stilijan Kosta Korabi, 35 vjec, banues në Tiranë, ku ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit të në flagrancë", tha zedhenesja Alma Katragjini.

Zedhenesja e policise se Tiranës njoftoi prangosjen e Ylli Sherifit si autor i vrasjes se krushkes se tij dhe plagosjes se krushkut dhe dhendrit, pasi vajza e tij adoleshente bashkëjetonte pa miratimin e tij. Edhe kjo ngjarje ndodhi te premten ne mbremje."Ky shtetas mbrëmë, rreth orës 22.45, në Allias pranë shkollës “Bajram Curri” Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik shtetasit: Anife Kadri Elmazi, 49 vjec, e cila pas plagëve të marra ka vdekur në Spitalin “Nënë Tereza”, shtetasin Fatmir Hikimet Elmazi, 44 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në spital, dhe shtetasin Ervin Skënder Ademi, 26 vjec,i cili ndohet jashtë rrezikut për jetën", njoftoi zëdhënësja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›