E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, plagoset minatori. E zë masivi i inerteve

BULQIZË- Një 48 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi teksa punonte në një galeri private në Bulqizë është zënë poshtë nga një masiv intertesh. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe i lënduari është identifikuar si shtetasi Ilir Plloci.

Shokët që I janë gjendur pranë kanë kërkuar ndihmë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij nga masivi. Por lëndimet e marra në trup kanë qenë të shumta e për këtë ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit suhtarak në Tiranë.

Ndërkohë një grup ekspertësh kanë shkuar ne vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›