Beçaj: Gj. Kushtetuese ndërhyn në kompetenca

Sipas saj, kjo situatë po krijon 4 shkallë në gjyqësor.
"Edhe pse në parim duket se funksionet janë të ndara dhe të qarta, normalisht ka interferenca mes kompetencave dhe funksioneve kushtetuese dhe gjyqësore sidomos ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatë së Lartë, të cilat duhet të trajtohen në kuadër të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Për shkak të këtyre raporteve që krijohen, Gjykata Kushtetuese ndodh që të cilësohet shpesh në teori dhe praktikë dhe si instancë apo shkallë e katërt gjykimi", tha Beçaj.
Ajo shprehu shqetësimin se në mjaft raste Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimet e marra nga Gjykata e Lartë, veçanërisht për ankesat që janë bërë nga individët. Madje, Beçaj, akuzoi edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po shkelin kushtetutën me inspektimet e tyre. "Roli i KLD dhe i ministrit të Drejtësisë ka qenë shpesh herë në qendër të debateve sa i takon raporteve që këto organe krijojnë me gjyqësorin. Ka konsideruar se e drejta e ministrit të Drejtësisë për të kryer inspektime të gjykatave dhe gjyqtarëve si dhe e drejta ekskluzive e tij për të propozuar marrjen e masave disiplinore në KLD përbëjnë cenim të pavarësisë së pushtetit", vijoi Beçaj. Deklaratat e saj u bënë në konferencën dyditore që po zhvillohet në Tiranë rreth pavarësisë së gjyqësorit. /Start/
2012-06-08 16:15