Vrasje te konviktet, dy të arrestuar

Një person është vrarë mbrëmë me armë zjarri në Leposaviq. Policia ka bërë të ditur se në afërsi të konviktit të studentëve ka ndodhur një rrahje masive në progres në mes të disa personave të nacionalitetit serb.
Gjatë rrahjes njëri prej të dyshuarve ka përdorur armën e zjarrit duke plagosur viktimën, i cili është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
Njësitet policore kanë arrestuar dy të dyshuar dhe kanë konfiskuar armën- revolen që dyshohet se është përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë, si pasojë e lëndimeve të rënda është ndaluar në Spitalin e Mitrovicës i cili është nën masën e sigurimit policor./Indeksonline/