Abuzoi me një 12- vjeçare, arrestohet 60-vjeçari

Policia e Korçës arrestoi një 60-vjeçar nën akuzën e abuzimit seksual me një të mitur. Pas denoncimit në polici të babait të vajzës 12 vjeçare, policia arrestoi Vangjel Hoxhën nga qyteza e Maliqit në rrethin e Korçës.
Sipas rrëfimit të së miturës, Hoxha ka kryer vepra të turpshme me të në një lagje periferike të qytetit të Maliqit. Personi është i dyshuar edhe për abuzime seksuale me fëmijë të tjerë./Indeksonline/