E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet dhe droga, Burgaj lëviz krerët e Policisë në 8 qarqe

Kreu i Policisë, Hysni Burgaj

Shkëlzen Aliaj në krye të Rrugores; Gjergj Jorgo, drejtor në Korçë.

Ikën kryepolici i Durrësit. Shefi i Interpolit, në Kukës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, firmos ndryshime rrënjësore në Policinë e Shtetit, duke kryer rokadë në një numër të madh sektorësh e drejtorish. Vetëm pak ditë pas vrasjes së shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, drejtori i Policisë së Durrësit, Aleks Hajdari, është larguar nga drejtimi i Policisë në këtë qytet, për t’u emëruar drejtor qarku në Shkodër. Në vend të tij, në drejtimin e Policisë së qytetit bregdetar është emëruar Emri Vata, drejtori i deritashëm i Policisë së Elbasanit, i cili ka drejtuar më parë me sukses edhe Policinë e Korçës. Në drejtimin e Policisë së Elbasanit është emëruar Halit Murati.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›