Vrasjet gjatë 2011-ës, shkon në 26 numri i të vrarëve

Nga muaji janar deri në 19 mars numërohen në blloqet e policisë së shtetit 26 të vrarë. Vrasje të 3 fishta apo edhe të 4 fishta numërohen vetëm në një ditë. Edhe pse drejtues të policisë së shtetit gjatë 2010 kanë ngritur zërin në konferenca dhe analiza për uljen e numrit të vrasjeve, duket se ky premtim nuk po mbahen, pasi nëse do të analizojmë vitin 2011 në tre muaj numërohen 26 të vrarë. Që nga krimi në familje e deri të hakmarrja apo edhe gjakmarrja janë morivet që kanë të gjitha këto vrasje. Nëse në vitin 2010 janë regjistruar në 365 ditë 117 persona të vrarë 2011 duket se hyri po me një numër të madh vrasjesh. Madje ajo që bie në sy këtë vit jaë vrasjet e 3 -fishta dhe të katër fishta. Që nga vrasja e fundit në Elbasan që numërohen 3 viktima si dhe ajo e një dite më parë me 4 viktima dy në Shkodër dhe dy sërisht në Elbasan, kemi edhe katër të vrarë në Tiranë, gjatë demostratës së 21 janarit. Por gjithashtu nuk do të lihet pas krimi brenda në familje ku burri vret gruan si dhe gruaja vret burrin. Arsyet e të gjitha këtyre vrasjeve, janë nga xhelozia, gjendja e vështirë ekonomike, dhe zbatimi i Kanunit kur kemi vrasje për gjakmarrje apo edhe hakmarrje. Ndërsa numërohen 26 të vrarë kemi edhe të arrestuar, policia ka arritur që të zbardh autorët e këtyre vrasje në numrin më të madh të tyre duke bërë edhe arrestimin. Por ajo që mbetet tashmë shqetësuese është parandalimi i këtyre vrasjeve.