Pergatitjet per zgjedhjet vendore ne jug te Shqiperise

Ne Jug te Shqiperise jane ngritur Komisionet Zonale per zgjedhjet vendore nderkohe qe perfaqesuesit e opozites ende nuk jane bere pjese e tyre. Pergatitjet per procesin po perqendrohen tek listat e zgjedhesve dhe regjistrimi i kandidateve. Procesi i perzgjedhjes se kandidateve ndryshe nga heret e tjera nuk po shoqerohet me vemendjen e nevojshme ne mjetet lokale te informimit.
Pergatijet per zgjedhjet vendore te Majit po hyjne tashme ne nje faze intensive. Ne Jug te Shqiperise jane ngritur komisionet zonale ndersa ende nuk jane bere pjese e tyre perfaqesuesit e opozites. Kryetari i Komisionit zonal zgjedhor ne Gjirokaster Arjan Gjini thote per Zerin e Amerikes se pjesemarrja e perfaqesuesve te opozites do ti rriste besueshmerine Komisionit Zonal. Opozita e majte pritet te marre nje vendim politik per kete pjesemarrje . Zoti Gjini thote se aktualisht Komisoni Zonal Zgjedhor eshte marre me praktikat pergatitore dhe regjistrimin e kantidateve te pavarur. Ne Qarkun e Gjiroakstres qe perfshin Tepelenen dhe Permetin do te jene tre te tille ndersa ne Sarande ne Komisionin zonal eshte regjistruar deri tani vetem nje kantidat i pavarur per nje nga komunat e ketij rrethi. Vemendja e subjekteve politike mbete e perqendruar vecanerisht tek lisat e votuesve. Komisioni zonal nuk merret me kete ceshtje por zoti Gjini thote se vihet re nje pergjegjesi e partive politike per kete proces.