Vrasjet ne Elbasan arrestohet djali tjeter i familjes

Policia ka arritur të arrestojë personin e dytë të përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Forcat e rendit kanë vënë në pranga në Pogradec shtetasin Dritan Leka, 34 vjeç, djali tjetër i familjes.
Ai dyshohet të jetë bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë ku humbën jetën shtetaset Lona Lenkaj, 32 vjeç dhe e ëma, Donika, 60.
Autori i këtij krimi, Leonard Lenkaj, 27 vjeç, është vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes.