Pacolli në Shqipëri, vizita e parë si President

Presidenti i Kosovës Bexhet Pacolli, do vizitojë Shqipërinë ditën e hënë. Lajmin e ka konfirmuar për RTV “Ora News”, zyra e shtypit e Presidentit Bamir Topi.
Kjo është vizita e parë si president e Pacollit jashtë shtetit. Ndërkaq, mësohet se takimi do të mbahet në orën 11.30 në Pallatin e Brigadave.
Në axhendën e Pacollit do të përfshihen krerët më të lartë të shtetit shqiptarë.