Vihen ne pranga per mashtrim 4 shtetas rumune

Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes ka bere te ditur se rreth ores 2330 te dites se enjte nga Sektori Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Lezhe u be ndalimi i 4 shtetasve rumune mes tyre edhe nje femer.
Ne nje konference per shtyp zedhenesi i shtypit Armando Noka deklaroi se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin duke udhetuar kane mashtruar disa shtetas shqiptare duke ju shitur bizhuteri te fallsifikuara duke ju marre shuma te hollash.
Konkretisht jane ndaluar shtetasit Faguta Miclesku 36 vjec Abraham Calin 40 vjec Aleksandru Lacatus 41 vjec banues ne Otesani-Rumani si edhe Spania Radu 37 vjece qete kater banues ne Otesani-Rumani.
Sipas Nokes ndalimi i ketyre shtetasve u be pasi me date 15.03.2011 dhe 17.03.2011 ne bashkepunim me njeri- tjetrin ne vendin e quajtur autostrada Rreshen-Kukes ne afersi te fshtit Reps duke udhetuar me nje makine tip Volkseagen me targa T830SGJ kane mashtruar 4 shtetas shqiptare 2 nga Kukesi si edhe 2 nga Tropoja duke ju marre shuma te hollash prej 750 EURO dhe 30.000 leke te reja.
Rumunet ndalonin ne rrugen e Kombit duke u hequr sikur kishin mbetur ne rruge
per karburant dhe sikur ju nevojiteshin te holla per tu furnizuar me pas nxirrnin bizhuteri dhe ua tregtonin ato shiptareve qe udhetonin ne rrugen
Milot-Kukes.
Ne cilesine e proves materiale policia ka se sekuestruar bizhuterite si dhe sasine e monedhave. Deri tani jane dokumetuar kater raste te mashtrimit te shtetasve nga rumunet dhe mund te kete edhe raste te tjera ndaj Policia e Lezhes iu ben apel te gjithe shtetasve te cilet mund te jene mashtruar nga keta rumune qe te denoncojne rastet prane komisariateve te policise.