E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet në Maqedoni, Fyle: Kujdes me fajësimet

Eurokomisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle kërkoi që të gjitha palët në Maqedoni të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga fajësimet për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
 

“Çfarë është e nevojshme në këtë moment? Është që të gjithë të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga identifikimi i fajtorëve të këtij krimi. Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani është që të kryhet një hetim i plotë dhe autorët të nxirren para drejtësisë”, theksoi Fyle, transmeton portali Netpres.
 

Eurokomisioneri Fyle gjithashtu tërhoqi vërejtjen që popullësia në Maqedoni nuk duhet të lejojë që të përkeqësohet bashkëjetesa ndëretnike që është në interes të vendit.
 

Sipas tij, BE po monitoron situatën në Maqedoni dhe se vazhdimisht është në komunikim me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe autoritetet e Shkupit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›