Kroaci, Mesiç hetohet për korrupsion me banesa luksoze

Agjencia kroate për pengimin e kurrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK) ka nisur hetime në lidhje me origjinën e parave me të cilat ish-presidenti Stipe Mesiç ka ka paguar banesat luksoze në vlerë prej mbi 250.000 euro.
Duke iu referuar burimeve anonime, Nova TV deklaroi se USKOK ka nisur hetimet për këtë çështje. Nova TV kujton se Mesiç ka blerë banesa para dy viteve dhe asnjëherë nuk ka dashur të zbulojë cili është miku i cili i ka dhënë para hua. Bëhet fjalë për dy banesa prej 46 dhe 106 metër katrorë, të cilat janë në emër të bashkëshortes së Mesiçit, ndërsa janë blerë pas përfundimit të mandatit të tij presidentcial.
I pyetur për komentet rreth këtij rasti, Mesiç ka theksuar se asgjë të vërtetë në lidhje me publikimet në media.