E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet ne Tirane Ambasadorja Gjermane Stop dhunes ndaj grave

TIRANE - Ambasadorja gjermane Carola Muller Holtkemper deklaroi sot per radion Deutche Welle Vetem nje dite me pare u vrane dy vajza ne kryeqytet ndersa ambasadorja nenvizon faktin se duhet te merren masa emergjente. Sipas saj perballe prezences se ketij fenomeni iniciativa e grave ambasadore ka patur mundesi qe ti jape ze ketij shqetesimi.
Nje efekt i pare pozitiv i nje vetedijeje te re me duket se eshte fakti qe gjithnje e me shume gra po denoncojne dhunen kunder tyre dhe nuk po heshtin me. Dhune kunder grave per fat te keq ka kudo ndash edhe ne Gjermani. Por ketu duhet punuar me pozicionimin ndaj ketij fenomeni. Dhuna kunder grave ndash qofte kjo edhe brenda nje raporti martesor ndash duhet te gjeje perbuzjen e shoqerise. E per kete qellim eshte e nevojshme nga njera ane te kete sanksione rigoroze por para se gjithash duhet te ekzistoje veprimi dhe nderhyrja e organeve kompetente te policise apo gjykatave perkatese. Nderkohe qe per problemin e angazhimit me te madh te vajzave dhe grave ne politike ne zbatim te kerkesave qe ka Kodi Zgjedhor kryediplomatja gjermane ne Shqiperi shprehet per DW-ne Me kenaqesi konstatohet se angazhimi politik i shqiptareve eshte gjithashtu ne rritje e rendesishme eshte ne fund te fundit qe ato te mund te fitojne besimin e zgjedhesve. E megjithate mbetet ende shume per te bere pasi partite politike jo vetem qe nuk e kane ruajtur kuoten e percaktuar te kandidateve femra por as edhe u denuan per kete.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›