E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau 17 vite me pare ekstradohet nga Italia 39 vjecari

Tirane 12 tetor 2011 NOA- Nje 39 vjecar nga Elbasani i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje u ekstradua mesditen e sotme nga Italia.
Dashamir Kolgjini ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi ishte denuar me 25 vite burg nga Gjykata e Durresit per vepren penale Vrasje me dashje per shkaqe te tjera te dobeta dhe Armembajtje pa leje.
Kolgjini eshte shpallur fajtor pasi ne dhjetor te vitit 1994 ne qytetin e Elbasanit ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasit Ilir Rudi Lazarani i cili si pasoje e plageve te marra ka gjetur vdekjen.
Nderkaq i shpallur ne kerkim nga Interpoli 39 vjecari mberriti ne Rinas ku dhe iu dorezua perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
Kolgjini u arrestua ne Itali ne maj te vitit 2001 ne Itali me qellim ekstradimi drejt vendit tone.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›