E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen 200 litra nafte ne kantierin e rruges Tepelene-Levan

Tepelene 12 tetor 2011 NOA ndash Mjetet te renda te firmes qe po punon per asfaltimin e aksit rrugor Tepelene - Levan jane bere objekt i grabitjes nga tre persona dy prej te cileve vellezer.
Tre grabitesit kane mesyre ne vendin e quajtur Iliras te rrethit Tepelene qe ndodhet ne aksin rrugor Tepelene ndash Krahs dhe kane vjedhur 200 litra nafte ne mjetet e renda te firmes AEGEK.
Vjedhja e naftes ndodhi dje rreth ores 17.30.
Tre grabitesit e arrestuar tashme jane 21-vjecari Ermand Jaupi 18-vjecari Ermal Jaupi dhe 19-vjecari Armand Cana qe te tre banues ne Tepelene.
Grabitesit pasi mbushen nente bidona me 20 litra nafte secili si dhe serbatorin e makines tip Fouristrade Mitsubishi me targa TP 26 83 B prone e shtetasit Ermand Jaupi jane larguar ne drejtim te Tepelenes.
Por ne momentet e fundit ata jane diktuar nga ana e nje punonjesi te kantierit i cili ka lajmeruar Komisariatin e Policise se qytetit.
Policia u vu ne ndjekje te grabitesve duke i bllokuar ne afersi te qytetit Memaliaj ku jane arrestuar ne flagrance bashke me naften e vjedhur.
Blute e Tepelenes sekuestruan nente bidonat plastike me nga 20 litra nafte si dhe automjetin me te cilin leviznin tre shtetasit e arrestuar.
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›