E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina perplas per vdekje ne kryeqytet kalimtarin 71-vjecar

Mengjesin e sotem ne kryeqytet konkretisht ne rrugen e Durresit ka ndodhur nje aksident me pasoje vdekjen e nje kalimtari. Aksidenti ndodhi rreth ores 0630 te mengjesit ku nje automjet tip fuoristrade me targa BR 9245 A i drejtuar nga 31-vjecari Erald Nano perplasi nje kalimtar te rastit 71-vjecarin Skender Mara. Drejtuesi i mjetit i ka dhene ndihmen e pare duke e transportuar ate drejt spitalit Ushtarak por pavaresisht nderhyrjes mjekesore i moshuari ka nderruar jete si pasoje e plageve te renda qe kishte marre nga perplasja. Pas hetimit ne vendin e ngjarjes policia ka kryer arrestimin e drejtuesit te mjetit ndersa grupi hetimor po punon per sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe zbardhjen e shkakut te saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›