E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptari në kërkim për vrasje

Shqiptari kishte kërkuar azil politik duke u hequr si shtetas francez. 44 vjecari ishte në kërkim për një vrasje të mbetur në tentativë në 2001 dhe për këtë gjykata e kishte dënuar me 8 vite burg. 

REXHO EMILIA- Një shqiptar është arrestuar dje në Rexhio Emilia nga karabinierët e Kodonjos pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur në 19 qershor të 2001 në Gela.

Sipas angjencisë së lajmeve ANSA, 44 vjecari të cilit i bëhen të ditur vetëm inicialet L. A ishte në kërkim prej 4 vitesh dhe do të vuante dënimin me 8 vite burg.

Gjatë arrestimit të parë në 2004, shqiptari kishte qëlluar ndaj agjentëve të policisë. Pas një viti paraburgim 44 vjecari ishte liruar nën masën e arrestit “detyrim me paraqitje”. Policia nuk kishte arritur të ekzekutonte një vendim të dytë për riarrestimin e tij, pasi shqiptari ishte zhdukur.

Në fund të gjykimit 44 vjecari ishte dënuar përfundimisht me 12 vjet burg por më pas gjykata kishte vendosur t’i falte 1/3 e dënimit. Dje karabinierët e Kodonjos ndaluan 44 vjecarin teksa po lëvizte me makinën e tij tip “Pezho 207” në qendër të Brembios. Burri me inicialet L.A kishte kërkuar azil politik duke u prezantuar nën një emër fals si shtetas francez. Policia ka nisur procedurën e verifikimit të identitetit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›