E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau 32-vjecarin për borxhin e pashlyer, arrestohet autori

TIRANË- Arrestohet Simon Leka, i shpallur në kërkim për vrasjen e 32-vjecarit Erjon Çoba, më 29 gusht në afërsi të Alliasit në Trianë.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Simon Leka akuzohet për vrasjen e të riut, për shkak të një konflikti të vjetër për një borxh të pashlyer që viktima i kishte autorit.

Krimi u shënua më 28 gusht, teksa 32-vjecari udhëtonte me motor drejt banesës së tij pranë zonës së Alliasit në kryeqytet. Pas një debati mes të dy palëve Simon Leka ka hapur zjarr duke plagosur dy herë Erion Çobën. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra që i kishin prekur mëlçinë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›