E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna mumifikoi djalin e vdekur, e ruajti trupin me alkool për 18 vjet- VIDEO

Një nënë ka ruajtur trupin e të birit plot 18 pas vdekjes së tij duke e lyer vetëm më alkool në një arkivol në bodrumin e shtëpisë, me qëllim që djali të mos harrojë kurrë sesa shumë e deshi ajo.

Gruaja e quajtur Tsiuri Kvaratskhelia mbajti trupin e djalit Joni Bakaradze në një arkivol druri në banesën e saj në Gjeorgji.

Edhe pse i biri vdiq në vitin 1995, 22-vjecari është mumifikuar për bukuri falë dashurisë dhe përkujdesjes së nënës së tij.
Cdo vit për ditëlindjen e tij, nëna i ndërronte rrobat dhe i blinte të reja, por prej 4 vjetësh e ka të pamundur ta ndërrojë mumien.

'Ai dëshironte që dhe fëmijët e tij ta ruanin në kujtesë si të tillë. Dhe ata e deshën babain e tyre sepse unë ia ruajta bukurinë dhe ata e njohën si ishte babai i tyre që i la të vegjël kur vdiq”.

Gjatë ruajtjes së trupit, zonja Kvaratskhelia mësoi disa truke sesi të mbante djalin e saj të paraqitshëm.

'Një natë pashë një ëndërr ku një zë më tha që trupin e Jonit të vazhdoja ta ruaja me alkool, por që fletë me alkool tia lija pranë trupit edhe natën me qëllim që trupi të ruante aromën e alkoolit gjatë gjithë kohës”.

'Për 10 vjet më radhë ia ndërroja rrobat e trupit me rastin e ditëlindjes së tij. Por 4 vitet e fundit nuk munda tia heq më ato që ka veshur”.

'Ai ka qenë një njeri i mirë, jo sesi duket tani”, tha nëna duke zbuluar ftyrën e djalit të saj.

Trupi i djalit të vdekur ka nisur të dekompozohet kjo për shkak së nëna e tij e sëmurë nuk mund t’i japë përkujdesjen e vazhdueshme që ajo ka treguar për 18 vjet me radhë.
'Unë kam qenë sëmurë dhe nuk e ngrija dot trupin në krahë. Sa herë që e lyeja me alkool trupi i tij bëhej i bardhë, ai ngjante bukurosh, tani është bërë i zi si qymyri sepse nuk e lyej dot gjatë gjithë kohës si më parë”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjeorgji, gruaja mban për 18 vjet në shtëpi kufomën e djalit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›