E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrau Klodian Rashën, Apeli lë në fuqi dënimin për policin Nevaldo Hajdari

Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg. Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi.

Ish-polici pretendoi se qëlloi mbi Rashën për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe ndjeu rrezik, por kjo rezultoi e pavërtetë, pasi i riu nuk kishte në duar asnjë send të paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›