Vrau bashkëshorten, Gjykata e Shkodrës lë në burg 62-vjeçarin/ Autori kyç gojën në seancë, avokati kërkon vlerësim psikik

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në burg autorin e vrasjes së Bardhe Ziçit, ngjarje e ndodhur më 9 korrik në Shkodër. Mësohet se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 62-vjeçarin Shtjefën Ziçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 55-vjeçare.
Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, Ziçi ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë para trupit gjykues. Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi psikik për 62-vjeçarin.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 9 korrikut, pranë banesës së çiftit, në zonën e Unazës Lindore të qytetit të Shkodrës në lagjen “Mark Lula. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa blutë e Shkodrës sekuestruan dhe armën e krimit.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të cilët ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes, ndërsa sipas fqinjëve nuk kishin pasur konflikte të mëparshme.