E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau gruan dhe u arratis/ Aksioni me dron për gjetjen e autorit, 55-vjeçari qëllon me armë ndaj policisë, më pas vetëvritet

Pas vrasjes së bashkëshortes mbrëmjen e djeshme në Maliq, policia është vendosur në ndjekje të autorit Gjergji Mullalli me të cilin është përplasur me armë. Pasi ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar Mullalli ka vrarë veten. 

Policia ka nxjerrë pamjet e aksionit për kapjen e tij por që rezultoi me vetëvrasje. Efektivët e ndjekin 55-vjeçarin me dron për të bërë të mundur lokalizimin teksa afrohen edhe tek banesa e kushëririt të tij.

“Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, Mullalli iu ka rrezikuar seriozisht jetën efektivëve të policisë duke hapur zjarr ndaj tyre teksa i është bërë thirrje që të dorëzohet. Ndërsa bëhet e ditur se në pamundësi për t’u larguar Gjergji Mullalli ka vrarë veten.

“Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.

 55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten”, shkruhet më tej në njoftimin e policisë.

Gjergj Mullalli vrau bashkëshorten e tij Luiza Mullalli 46- vjeçe, në Zëmblak të Maliqit mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë gruaja u gjend e pajetë “në një gropë septike pranë banesës së saj“.

Arsyet që e çuan Gjergji Mullallin të kryejë vrasjen mbeten të paqarta, por nga të dhënat paraprake mësohet se jeta bashkëshortore e tyre ishte në krizë dhe çifti ishte në proces divorci.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›