Washington Post: Në vend të Mikonos, provoni Shqipërinë
Një prej gazetave më të mëdha amerikane, Washignton Post i ka propozuar turistëve amerikanë që të viztojnë Shqipërinë në vend të ishullit të famshëm grek, Mikonos.
Në një shkrim të shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, “WP” vlerëson Shqipërinë për natyrën e mrekullueshme dhe destinacionet e papopulluara në masë nga turistët.
“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike, e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, shkroi Rama.
Ndërkohë, Washington Post shkruan që në vend të Mykonos, turistët amerikanë duhet të provojnë Rivierën Shqiptare me ujërat e pastër kristal dhe plazhet e saj mesdhetare. Gazeta e huaj shkruan edhe për malet e vendin tonë, ku i cilëson si ideale për ecje dhe çiklizëm. Me tej shkrimi vijon duke përmendur edhe qytetet antike në Shqipëri, të cilit do të ishin një eskperiencë e paharrueshme për visitorët e huaj.
“Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë. Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias po parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për përdoruesit amerikanë. Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, shkruan Washington Post.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
