Vrau pa dashje të atin, “detyrim paraqitje” për të miturin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 16-vjeçarin i cili vrau me armë babain e tij në fshatin Shëngjergj. Trupi gjykues duke marrë paraqysh se Lorenc Muça është i mitur dhe vrasja është kryer nga pakujdesia ka vendosur që 16-vjeçari të paraqitet në policinë gjyqësore çdo të hëne.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para 5 ditësh ku 16-vjeçari qëlloi me çifte pa dashje babanë e tij Kujtim Muça duke e lënë të vdekur në vend.
Nga hetimet paraprake ditën e vrasjes 16-vjeçari kishte shkuar në shtëpi dhe kishte gjetur dy prindërit të grindeshin dhe babain I cili e kërcënonte të ëmën me një çifte. Në zenie e sipër të prindërve,Lorenci ka ndërhyrë dhe at e bir kanë filluar që të përleshen.
Pas rreth 15 minutash perleshje mes tyre është dëgjuar një e shtënë dhe Kujtim Muça është rrëzuar i vdekur në tokë.
Kështu duke marrë parasysh që vrasja është bërë nga pakujdesia dhe moshën e mitur të autorit gjykata e ka lënë të lirë atë duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.