KFOR nis operacionin e zgjerimit të portës në Jarinjë, në veri
PRISHTINË- KFOR-i dhe EULEX-i filluan sot në mëngjes operacionin e përbashkët për zgjerimin e portës në Jarinjë, në kufirin verior të Kosovës.
Në një komunikatë të zyrës së KFOR për marrëdhënie më publikun thuhet se, "operacioni filloi me kërkesë të EULEX-it për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit ilegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën".
Sipas saj, porta në JarinjË është e hapur dhe duhet të përdoret.
"KFOR-i vazhdon të përkrahë EULEX-in. Roli i KFOR-it është po ashtu që të mbrojë stafin e organizatave ndërkombëtare në kryerjen e misionit të tyre. Komandanti i KFOR-it ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të siguruar, që kjo të bëhet në pajtueshmëri të plotë me mandatin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara", thuhet në komunikatë.
"KFOR-i ka të drejtë të largojë barrikadat kur rrethanat të jenë të përshtatshme dhe nuk do t’i tolerojë ato përgjithmonë. Qytetarët duhet të rrijnë larg bllokadave të rrugëve dhe barrikadave dhe nuk duhet të marrin pjesë në protesta dhe aktivitete ilegale", ka thënë Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori, Erhard Drews.
Komunikata thekson se, "Misioni i KFOR-it është të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë nga të gjitha komunitetet. KFOR-i do të vazhdojë ta realizojë këtë fuqishëm, kujdesshëm dhe me paanshmëri dhe në pajtueshmëri të plotë me mandatin tonë".
(d.b/BalkanWeb)