Shpërthimi në Shkodër, vdes kambisti

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Vasil Shanto" të këtij qyteti nga ku mësohet se ka shpërthyer makina e një kambisti. Si pasojë e shpërthimit kam mbetur i plagosur Mark Gjoni cili pavarësisht ndërhyrjejeve kirurgjikale në spitalin e Shkodrës nuk ka mundur tu shpëtoje plagëve të marra duke ndërruar jetë. Çdo gjë ka ndodhur në momentin kur Gjoni pasi ka dalë nga shtepia ka shkuar ne lagjen "Vasil Shanto", aty ku edhe punonte si kambist por në momentin e daljes nga automjeti, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm i cili tronditur zonën përreth. Forca shtytëse e ka hedhur shoferin disa metra më tutje, duke i shkaktuar shumë dëme fizike. Menjëherë, dëshmitarët e kanë nisur për në spital, ndërkohë që kambisti kishte marrë më shumë plagë në pjesën e poshtme të trupit. Pa kaluar shumë kohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, të cilat kanë nisur hetimet. Një nga pistat që po heton policia është edhe ajo e një hakmarrje të mundshme pasi vëllai i Mark Gjonit është shefi i municioneve në drejtorinë e policisë së qarkut Shkodër dhe ndoshta atentati ka qenë një lloj paralajmërimi apo hakmarrje. Megjithatë deri me tani nuk dihen ende shkaqet zyrtare te shpërthimit ndërsa dyshohet se lënda plasëse ka qënë C4 dhe shpërthimi është kryer me eksploziv të telekomanduar.