E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau pronarin kater dite me pare gjendet i vetevrare bariu ne Karaburun

Xhezair Hysa, bariu 45 –vjecar nga fshati Linë i Elbasanit qe vrau pronarin e tij Shedat Vangjelin dhe plagosi baxhanakun e viktimes, Bexhet Bodaj, u gjet i vrare ne gadishullin e Karaburunit.  Policia njoftoi se ai i kishte dhene fund jetes me ciften qe vrau Vangjelin, 62 –vjecarin qe e kishte punesuar si bari.  Trupi i tij u gjet prane vendit te vrasjes se ndodhur 4 dite me pare, ne Majen e Kores, prane stanit.  Krimin ai e kreu pasi nuk ishte paguar. Ndersa policia njoftoi se ai njihej si person me probleme mendore. 
Vranë  në mars një të ri në Vlorë, arrestohen 3 persona Policia e Vlores, Njesia Operacionale e Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Forcat RENEA dhe ato te nderhyrjes se shpejte arrestuan 3 persona te dyshuar si autore te vrasjes se Erigert Zejnos me 22 mars te ketij viti ne lagjen 11 Janari.  Ne pranga perfunduan Mustafa Matodashaj, vjec 30; Nadir Astrit Ferko, vjec 35, dhe Altin Xhezo Sejdiraj, vjec 33, të tre banues në qytetin e Vlorës. Hetimet e policise zbuluan se objekt i sulmit ka qënë një person tjetër i cili ndodhej me viktimën dhe motivi i ngjarjes janë hasmëritë e vjetra. Ne kete operacion u arrestua edhe Besart Zharra, 22 vjec, pasi kishte ndihmuar Ervis Matodashajn per t’iu fshehur policise. Matodashaj rezultonte i shpallur ne kerkim edhe për Mbajtje pa leje të armëve luftarake pasi Gjykata e Vlores i kishte caktuar masen e sigurise Arrest me Burg ne mungese. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›