Vrau saldatorin, gjykata arrest me burg për Arenc Shehun
I dyshuari për vrasjen e saldatorit, Artenc Shehu ka dale sot para gjykatës së Tiranës, ku pritet ti jepet masa e sigurisë. Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e vrasjes nga pakujdesia, për Shehun, për ngjarjen e ndodhur në vendin e njohur si Fusha e Ali Demit vetëm pak ditë më pare.
30-vjeçari akuzohet se ka vrarë saldatorin 60-vjeçar Gëzim Karaj. Krimi ka ndodhur pas një sherri banal, pasi e dashura e autorit u konfliktua me 60 vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën. Më pas ka shkuar dhe Artenc Shehu, i cili ka qëlluar 60-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar edhe vdekje. Sipas policisë viktima është goditur me grusht.