Varka përplaset me hipopotamin në Afrikë dhe përmbyset, humb jetën një fëmijë dhe zhduken 23 persona
Një foshnjë ka vdekur dhe 23 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë është për përmbysur nga përplasja me një hipopotam në Malavi të Afrikës.
Sipas policisë lokale, varka po transportonte 37 persona përtej lumit Sire kur u përmbys dhe u fundos. Zëdhënësja e policisë Anies Zalakoma tha se 13 nga pasagjerët u shpëtuan falë ndërhyrjes së banorëve, por 23 të tjerët janë ende të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit gjetën të vdekur një foshnjë njëvjeçare, shtoi zëdhënësja, duke thënë se kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë.
Në këtë vend janë të shpeshta mbytjet e anijeve ku për shkak të mungesës së rrugëve të rregullta, shumë banorë kalojnë liqenet dhe lumenjtë me varka të rrënuara. Muajin e kaluar të paktën pesë persona vdiqën kur një varkë e mbingarkuar u fundos në zonën e Mchinzi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
