Vrava dy vellezerit Drejtesia e mohuar na shtyn ne vetegjyqesi
Jo shume larg qendres se kryeqytetit Admir Tafili eshte ulur krejt i qete dhe ka porositur nje kafe. Ne kete gjendje ne lokalin Molla krejt te vetem ne zonen e Kinostudios e kane gjetur agjentet e policise qe me pas kane realizuar dhe arrestimin e tij. Megjithese ka qene i armatosur nuk ka bere rezistence.
Deshmia
Agjendet e policise kriminale ndoshta nuk u kane besuar vesheve qe Admir Tafili ka pranuar qe ne momentet e para se eshte autor i vrasjes se dy vellezerve Pjetrushi. 35 vjecari ka deshmuar fill e per pe se si ka organizuar vrasjen e dy vellezerve dhe motivet e kryerjes se krimit.
Ka thene se qe kur ka marre arratine qellimi i jetes se tij ka qene hakmarrja per babain e vrare ne vitin 2000. Per te vrasesi ka qene ish-shefi i krimeve te policise se qarkut Shkoder Prel Pjetrushi ndaj dhe hakmarrja duhet te binte mbi familjen e tij. Me ka vrare baben ndaj dhe mora hak.
Nuk munda ta vras kur erdhi ne Shqiperi dhe nuk kisha mundesi tjeter vecse te hakmerresha ndaj vellezerve te tij. Per kete edhe u arratisa nga burgu. Im vella po kryen burg per nje vrasje qe nuk e ka kryer dhe per kete fajtor eshte Prela.
Tashme kam vene nderin ne vend-mesohet te kete thene per grupin e hetimor Admir Tafilaj. Po keshtu autori i vrasjes se djeshme ne fshatin Grude ka deshmuar se ne asnje moment nuk eshte larguar nga Shqiperia. Qe nga arratisja e tij ne tetor te vitit te kaluar e deri me dje ka jetuar mes Shkodres dhe Tiranes. Ndersa dje sapo ka kryer vrasjen ka ardhur ne Tirane me furgona te rastit.
Kam qene ne prite aty dhe me makine jam larguar nga vendngjarja. Me pas me fugona te rastit kam ardhur ne Tirane dhe kam ndenjur tek lokali per te pare cfare toshte TV dhe duke pritur cfare po ndodh- ka perfunduar deshmine Tafilaj.
Nderkohe ne njoftimin e saj zyrtar policia e shtetit beri te ditur se dje rreth ores 18.15 ne saje te informacioneve te grumbulluara nga strukturat e policise eshte bere e mundur arrestimi i Admir Bahri Tafilajt.
Ne momentin e arrestimit i eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete tip TT e cila ishte e mbushur si dhe kater krehra me fisheke. Ky shtetas nga hetimet e deritanishme rezulton te jete autori i dyshuar i vrasjes se dyfishte te ndodhur sot rreth ores 07.10 ne fshatin Grude Komuna Rrethina Shkoder ku mbeten te vrare shtetasit Nike Pjetrushi 43 vjec dhe Gjovalin Pjetrushi 25 vjec - u tha zyrtarisht dje nga policia.
Ne shtepine Pjetrushi ku vdekja eshte ulur kembekryq Marsh Pjetrushi Deri tani sishim ne gjak
Dy arkivole kane zene pash me pash oden e miqve. Kuja e grave degjohet sa ze fill rruga qe te con per ne shtepine e familjes Pjetrushi pikerisht aty ku sa zbardhi dita u ekzekutuan dy djemte e shtepise. Gjovalini 21 vjec nuk ka as gjashte muaj i martuar dhe djali i tij i vogel kurre nuk mund te therrase baba.
Ndersa Nika 41-vjecar nuk do ti shohe dy djemte e rritur. Shtepia e Pjetrusheve eshte sot me e shkrete se kurre. Burrat e tjere te shtepise kane marre rruget e kurbetit e jane aq larg sa per te varrosur vellezerit e tyre u duhet dy dite rruge. Ndaj dhe Marashi ka vendosur qe ceremonine mortore ta organizoje te dielen.
Deri atehere djemte e mbetur gjalle te shtepise do te kene mberritur per ti hedhur nje grusht dhe vellezerve te tyre. Keto jane fjalet e vajtocave. Ndersa burrat ne oden tjeter jane mbledhur sa nje grusht pa ditur cte bejne me vrasesin qe e kane ne prag te deres.
Nika dhe Gjovalini jane nisur dje si cdo dite ne pune por per te mos u kthyer me kurre te gjalle. Pas krismave qe kane tronditur gjithe fshatin banore te zones i kane gjetur pa jete dhe te tejshpuar nga plumbat ne makinen e tyre ne krye te rruges. 7 ore pas masakres Marash Pjetrushi qendron ne krye te burrave e takon cdo kend qe ka ardhur aty per te ndare dhimbjen me te.
Edhe pse zemren e tij tek sheh dy djemte trupat e te cileve jane bere shoshe nga plumbat nuk ka fjale qe ta ngushelloje. Por zakoni e do te tregohet burre. E ne keto ane burri kurrsesi nuk derdh lot edhe nese te vrasin ne pragun e shtepise. Marashi kete e di fort mire. Ashtu sic di edhe kush eshte autori i asaj masakre qe ne oret e para te dites se djeshme tronditi fshatin Gurraj te Shkodres.
Ne nuk kemi pasur hasmeri me askend. Djemte e mi ne fshat nuk kane bere sherr me askend dhe i vetmi vrases qe njohim jane familja Tafili. Te pakten ata kane deklaruar se jane ne hasmeri me ne.
Deri me sot ne nuk i kemi pasur gjak kurrkujt borxh thote Marash Pjetrushi. Babai i gjashte djemve thote se kurre nuk e ka marre seriozisht kercenimin qe vinte nga ana tjeter e fshatit. Prela ka qene ne krye te detyres dhe kurre nuk ka kryer vrasje per arsye personale.
Nika dhe Gjovalini po shkonin ne pune te tyre si cdo dite kur pak minuta sa kane dale qe ketu jane degjuar krismat. E dija qe ne fillim se djali i arratisur i Tafilajve eshte autori se ne hasem tjeter nuk kemi pasur askend ne fshat thote Marashi.
Burri rreth te 60-ave pasi ngre gishtin ndaj autorit te masakres largohet per tu ngasheruar ne dhimbjen e tij. Vdekja e paralajmeruar prej muajsh tashme eshte ulur kembekryq ne shtepine e tij.
Nuk di kujt ti drejtohet kanunit apo drejtesise. Tash nuk di cka ka me ndodh tjeter por uroj qe drejtesia te vihet ne vend thote neper dhembe. shte pikerisht kjo drejtesi e mohuar qe dje ne fshatin Grude te Shkodres solli viktimat e radhes.
Gruaja e te dyshuarit per vrasjen e vellezerve Pjetrushi rrefen zanafillen e hakmarrjes si dhe biseden e fundit me Admirin
Flutura Tafili Me kanun gjaku eshte marre
Nje patrulle policie ruan grate e ngujuara te familjes Tafilaj. Aty jetojne tre gra dhe kater femije te familjes Tafilaj.
Flutura eshte nusja me e madhe e shtepise e ka qene aty qe ne zanafillen e hakmarrjes qe sot ka shkretuar dy shtepi ne qytetin e Shkodres.
Grate jane te tmerruara. Djali i saj 8-vjecar tash e tutje nuk eshte me nje femije por nje objektiv i plumbit hakmarres. Ndaj Flutura eshte ngujuar e vetem kur bindet qe jemi mysafire nis e rrefen historine sipas se ciles Admiri kurrsesi nuk eshte vrasesi qe qelloi mbi dy vellezerit e ish-shefit te krimeve ne Shkoder.
Flutura nje nga autoret e dyshuar te vrasjes se vellezerve Pjetrushi eshte bashkeshorti juaj.
Kur eshte hera e fundit qe keni komunikuar me Admirin
Kemi gjithe diten qe po degjojme qe Admiri te kete vrare vellezerit e Preles ndaj qe ne mengjes jam mbyllur ne shtepi me femijet. Qe kur u arratis ai me dergoi nje leter dorazi ku me thoshte se ndodhej jashte shtetit dhe te kujdesesha per femijet.
Nderkohe qe bashke me Gencin ishin lidhur me avokat per te apeluar vendimet e gjykatave mbi vrasjen e ndodhur ne vitin 2000 ku mbeti i vdekur vjehrri im Bahir Tafili dhe ish-drejtori i policise Arben Zylyftari. Qe ketu ka nisur i gjithe konflikti.
Vrasesit e Arben Zylyftarit nuk jane denuar kurre nderkohe qe ne burg per kete ceshtje eshte Genci i cili me syte e tij ka pare se kush jane vrasesit e vertete. Por asnjehere drejtesia nuk eshte marre me kete dhe pse ka pasur deshmitare qe tregojne se nendrejtorin se vrane Genci me Bahirin.
Por Admiri u arrestua pikerisht pas nje atentati qe ka kryer ndaj Prel Pjetrushit..
Po dhe kjo eshte nje arsye tjeter qe nuk besoj se kete vrasje e ka kryer Admiri.
Ai nuk do ta bente nje vrasje te tille dhe ne te qendronim ne shtepi. Se dyti sipas kanunit gjaku eshte i marre sepse ka qene Prel Pjetrushi ai qe ka vrare Bahri Tafilin dhe Admiri ka shtire nje here arme ndaj tij.
Me kanun gjaku eshte i marre. Megjithate drejtesia te gjeje te zbardhe ngjarjen. Nese eshte Admiri autori i vrasjes te vendosin drejtesi por kjo drejtesi duhet te jete edhe per ne. Ka qene kjo drejtesi e munguar qe na ka detyruar edhe ne vetegjyqesi.
Thuhet se burri juaj u arratis nga shtepia pikerisht per tu hakmarre...
Pas ngjarjes se plagosjes se Preles ne kerkuam qe kjo histori te mbyllej me pleqesi keshtu do ti jepej fund hakmarrjes. Por Admiri nuk u arratis per kete thjesht nuk besonte me tek drejtesia.
Ai per nje plagosje u denua 20 vjet ndersa i vellai Genci per nje vrasje qe nuk e ka kryer eshte denuar 25 vjet burg. Ate nate iu krijua mundesia dhe u arratis po ne nuk kemi ditur asgje...
Admir Tafili u vu ne pranga pasditen e se premtes ne Tirane nderkohe qe dyshohet se mengjesin e po kesaj dite ekzekutoi me arme Nike e Gjovalin Pjetrushin vellezerit e ish-shefit te krimeve te Malesise se Madhe
Ekzekuton ne prite dy vellezer arrestohet i arratisuri nga burgu
SHKODR - Ekzekutohen ne prite Nike dhe Gjovalin Pjetrushi dy vellezerit e ish-shefit te komisariatit te Malesise se Madhe nderkohe qe policia arreston pasdite autorin e dyshuar Admir Tafili. Ngjarja ndodhi ne rrugen e fshatit Grude e Re te komunes Rethina rreth ores 0710 te se premtes.
Autori i dyshuar si Admir Tafili i arratisur nga burgu me 2 tetor te vitit 2010 u ka zene prite dy vellezerve Nike Marash Pjetrushit 41 vjec dhe Gjovalin Marash Pjetrushit 21 vjec te cilet prej vitesh jetonin bashke me familjet e tyre ne kete fshat.
Ngjarja e se premtes ndodhi tek kthesa e nje prej rrugeve te brendshme te fshatit Grude e Re qe te nxjerr ne rrugen kryesore qe kalon ngjitur me ish-fushen e aviacionit. Dy vellezerit e Prel Pjetrushit i cili se bashku me familjen jeton prej vitesh ne SHBA qene duke levizur me nje mjet te tyrin personal tip Audi pasi sipas deklarimeve te te njohurve shkonin ne pune ne Shkoder.
Levizjet e tyre kane qene te njohura nga vrasesi qe i ka zene prite ne rrugen prane ish-fushes se aviacionit dhe i ka qelluar me bresheri automatiku duke i lene te dy te vdekur brenda ne mjetin qe ishte ne levizje. Dy viktimat qene ne dy vendet e perparme te makines dhe kane gjetur vdekjen e menjehershme.
Dyshimet
Dyshimet rane menjehere mbi familjen Tafili banuese ne Udhakryq ne lagjen Ahmet Haxhia ne Shkoder djali i se ciles shtetasi Admir Tafili u arratis nga banesa e tij ku kishte ardhur me leje disaoreshe te dhene nga burgu i Shenkollit ku ai vuante denimin per plagosjen e rende per shkak te detyres te oficerit te policise Prel Pjetrushi ngjarje kjo e ndodhur me 21.12.2001. Qe nga koha e arratisjes se tij Admir Tafili nuk ishte kapur nga policia madje mesohet se as nuk ishte rene ne gjurmet e tij apo te ishte organizuar ndonje operacion per kapjen e tij.
Arrestimi
Por pasditen e djeshme nga ana e Policise se Shtetit u deklarua se u arrit te vihej ne pranga Admir Tafili i dyshuar si autor i vrasjeve te ndodhura. Ai u prangos rreth ores 1815 nderkohe qe policia tha se arrestimi u be pas kerkimeve intensive te kryera nga sherbimet e policise se qarkut Shkoder dhe forcat RENEA si dhe ne saje te informacioneve te sakta te grumbulluara nga strukturat e policise.
Ne momentin e kapjes se ketij shtetasi mesohet se i eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete tip TT e cila ishte e mbushur si dhe kater krehra me fisheke.
Inspektori
Prel Pjetrushi vellai i dy viktimave jeton ne Amerike qe prej vitit 2002. Ne shtator te vitit 2010 mesohet se ai ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara per te marre pjese ne dasmen e te vellait te vrare dje Gjovalinit. Me 2 tetor 2010 vellezerit Admir e Genc Tafili qe vuanin denimet per vrasje ne burgun e Shenkollit ne Lezhe marrin disa ore leje per te shkuar prane familjes ne Shkoder leje kjo qe per Admir Tafilin jepej per here te pare.
Leja ishte dhene pas paraqitjes se nje dokumenti se e ema e dy te denuarve ishte e semure rende. Ndonese te shoqeruar me nje toge prej 8 policesh Admir Tafili arrin te largohet nga banesa dhe qe atehere ishte ne kerkim. Pavaresisht hetimeve dhe shkarkimeve apo edhe ndalimeve te policeve askush nuk u denua per arratisjen e Admir Tafilit.
Tirane arrestohet i dyshuari per vrasjet ne Shkoder Admir Tafili
Admir Tafili i dyshuar per vrasjet e ndodhura sot ne Shkoder eshte arrestuar ne Tirane. Ai ishte shpallur ne kerkim pas dyshohet se ka vrare vellezerit Pjetrushi. Arrestimi i tij eshte bere ne periferi te Tiranes nga forcat RENEA. Tafili u arratis nga burgu ne tetor te vitit 2010. Ai ishte denuar me 24 vjet burg per plagosjen e ish shefit te polices ne Malesine e Madhe.
Dy vellezer nga fshati Grude i Shkodres u vrane sot ne nje prite teksa shkonin per ne pune. Mesohet se viktimat ishin vellezer te Prel Pjetrushit ish-shef i krimeve ne Malesine e Madhe. Sipas te dhenave te deritanishme viktimat jane Nikolin Pjetrushi 43 vjec dhe Gjovalin Pjetrushi 25 vjec. Dy vellezerit ishin nisur ne mengjes per ne pune me nje mjet tip Audi kur ne nje kthese kane rene ne nje prite te ngritur posacerisht per ta. Ata gjendeshin ne vendet e para te automjetit dhe si pasoje nuk kane mundur tu mbijetojne plageve te shumta. Policia e Shkodres ende nuk ka dale zyrtarisht per motivet e ngjarjes por nderkohe dyshohet se shkak eshte gjakmarrja. Vellai i viktimave ish-shef i krimeve ne Malesine e Madhe kishte konflikt te hapur me familjen Tafili. Admir Tafili i arratisur ne tetor te vitit te kaluar ishte denuar per plagosjen e Prele Pjetrushit ne vitin 2001 dhe ndodhej ne qeli prej korrikut 2002. Nderkohe i vellai Genc Tafili ishte denuar me 25 vite burg per vrasjen e ish-drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari ne korrik te vitit 2000. Gjate operacionit ku mbeti i vrare kolonel Arben Zylyftari u vra edhe i ati i vellezerve Bahri Tafili i kerkuar per vrasje. Per kete Admir Tafili kishte akuzuar gjithnje ish-shefin Prel Pjetrushi.