Edi Rama: Shqetësim për abuzimet me administratën e listat për zgjedhjet vendore
Kryetari i PS, Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët ka shprehur shqetësim në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet vendore. Rama tha se qeveria ka mësyrë mbi administratën dhe u kërkon informacione të çuditshme mbi vendbanimet dhe kartat e identitetit. Rama tha se ka probleme me listat zgjedhore. Vazhdon mungesa e transparencës me procesin e përgatitjes të listave. Ekipi i ekspertëve që është ngarkuar me këtë çështje informon dhe nesër do t`i bëjmë publike gjetjet e hetimet për listat që janë shqetësuese theksoi Rama. Kryetari i PS ka akuzuar KQZ si të implikuar në veprime të paligjshme. “Këto shqetësime i ndava me ambasadorin e OSBE dhe SHBA,” tha Rama.