Vret babane nga pakujdesia gjykata Detyrim paraqitjeje
Arkiv Zbardhet vendimi për 16-vjecarin që vrau të atin pak ditë më parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës.
Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për të miturin L.Muca, i cili akuzohet se e kreu krimin nga pakujdesia.
Ngjarja
Gjithçka ka ndodhur kur Kujtim Muça, 43 vjeç, ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka filluar të debatojë ashpër me familjen e tij. Sipas të dhënave nga policia e kryeqytetit, ai kishte hyrë brenda dhe ka nisur t’u bërtasë anëtarëve të familjes. Në atë kohë, gruaja e tij dhe djali adoleshent janë VrasjeVrasja te "Don Bosko", në pranga autori Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari Vrasje në Tiranë munduar të qetësojnë 43-vjeçarin, por ai ka vazhduar të grindet me ta. Grindja ka vazhduar për rreth gjysmë ore, ndërkohë që rreth orës 19:30, Kujtimi ka marrë armën e gjahut, të cilën e mbante me leje dhe e ka mbushur. Në këto kushte, duke qenë i dehur, fëmija i madh, Lorenci 16-vjeçar, ka tentuar ta qetësojë dhe t’i marrë armën e gjahut.
43-vjeçari nuk ka pranuar, kështu që Lorenci ka tentuar t’ia heqë nga dora, por kjo ka sjellë një shkrepje të pavullnetshme, duke plagosur rëndë 43-vjeçarin. Familjarët janë tmerruar nga kjo skenë dhe kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë të plagosurit, por ka qenë shumë vonë.
Kujtim Muça ka ndërruar jetë, ndërkohë që krisma ka shqetësuar edhe banorët e tjerë të fshatit, të cilët janë mbledhur rreth shtëpisë dhe kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e Komisariatit nr. 1, që bënë të mundur shoqërimin e adoleshentit dhe sekuestrimin e armës së krimit, ndërkohë që më pas u dërguan edhe specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit.
Oficerët kanë marrë në pyetje të gjithë familjen si dhe 16-vjeçarin Lorenc Muça, të cilët kanë treguar se ngjarja ishte aksidentale.
Familja i ka dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit, ndersa djali duhet te perballet me drejtesine per aktin e kryer.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një shpërthim eksplozivi i telekomanduar ka plagosur rëndë kambistin Mark Gjoni, 50 vjec, në qytetin e Shkodrës. Vrasja e 24-vjecarit, shpërblim për informatorët
Policia e Durrësit kërkon ndihmën e informatorëve për të zbardhur vrasjen e një 24-vjecari në mes të shtatorit. Blutë e Durrësit kanë vendosur shpërblim prej 30 mijë eurosh për ata persona që japin detaje që do të cojnë në gjetjen e autorit. Bashkiakët prishin banesën me leje
Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka ndërhyrë sërish në mesnatë për të prishur banesën, e cila rezulton të jetë në pronësi të aktori, Lulzim Zeqja. 23 vjet burg për Ilir Pajën
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur sërish fajtor Ilir Pajën, i njohur ndryshe në mediat italiane si mjeshtër i arratisjeve. Pretenca për bandën e Durrësit
Gjatë pretencës së saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për pesë nga të pandehurit e bandës së Durrësit, mes të cilëve edhe të penduarin Adriatik Coli.
Lajmet kryesore
Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një i plagosur rëndë; heton policia
Shqipëria ngel sërish në klasë
Ndryshojnë rregullat për administratën
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Spahiu takon anëtarë te Kongresit dhe Senatit