E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten 13 ushtarë afganë

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur për vrasjen e 13 ushtarëve nga një sulm i talibanëve në lindje të Afganistanit.

Burimet policore kanë saktësuar se sulmi ka ndodhur në qarkun Nari të provincës Kunar. Sipas tyre, në shënjestër ka qenë post-blloku ushtarak.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA citon zëdhënësin e talibanëve, Zabihullah Muxhahid të ketë marrë përgjegjësinë për sulmin, transmeton Rel.

Muajin e kaluar, nga një sulm i talibanëve në provincën Badakshan janë vrarë 16 ushtarë afganë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›