E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuma e përgjakshme 11 vdesin,40 plagosen

Të paktën 11 persona kanë vdekur, dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në tri shpërthime të ndryshme në Irak që për cak kishin besimtarët sunni, që ktheheshin nga falja e xhumasë.

Incidenti më i rëndë ngjau në qytetin Kanan, të krahinës veri-lindore Dijalla, kur një bombë u aktivizua pas daljes së besimtarëve Sunni nga falja e xhumasë, transmeton Rel.

11 veta vdiqën dhe 30 të tjerë u lënduan nga shpërthimi.

Pak minuta më vonë, në një xhami tjetër në perëndim të Bagdadit, detonimi i një bombe plagosi 8 besimtarë.

Shpërthimi i tretë ndërkaq lëndoi shtatë persona që ktheheshin nga falja e xhumasë në veri-lindje të Bagdadit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›