E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 6 ushtarë pakistanezë

Zyrtarët e Pakistanit thanë se më shumë se 100 talibanë kanë kaluar nga Afganistani dhe kanë sulmuar tre postblloqe të ushtrisë pakistaneze, duke vrarë të paktën gjashtë ushtarë.

Zyrtarët ushtarakë thanë se të paktën 11 sulmues janë vrarë në përleshje, që zgjati 40 minuta në zonën Soni Dar të qarkut të Dirit të Sipërm.

Një zëdhënës i talibanëve Saruj ul-Hak në zonën e Malakandit, ka thënë se grupi Tehrik-e-Taliban Pakistan ka marrë përsipër sulmin.

Sulmet e së dielës ishin të fundit në një seri aksionesh përgjatë kufirit pakistanezo-afgan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›