E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët përshëndesin Mursin për fitoren

Liderët ndërkombëtarë kanë përshëndetur zgjedhjen e Mohamed Mursit nga Vëllazëria Myslimane në krye të Egjiptit.
Izraeli tha se e vlerëson procesin demokratik në Egjipt dhe respekton rezultatin e tij.
 

Zyra e kryeministrit Benjamin Natanjahu në një deklaratë për shtyp tha se Izraeli pret që të vazhdojë bashkëpunimim me administratën e Egjiptit në bazë të marrëveshjes së paqes të arritur mes dy vendeve.
 

Sekretari i Jashtëmn britanik Uilliam Hejg ndërsa e ka uruar Mursin për fitoren, ka theksuar se ky është një moment historik për Egjiptin dhe i bëri thirrje presidentit të zgjedhur që të “ndërtojë ura me shoqërinë e Egjiptit dhe të respektojë të drejtat e njeriut.”

Ministria e Jashtme e Iranit i uroi egjiptianët për fitoren e kandidatit islamik dhe tha se vendi gjendet në fazën finale të “zgjimit islamik”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›