E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten dy police ne Kukes

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne nje postbllok ne fshatin Shemri te Kukesit. Dy efektiva policie Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, jane gjetur te vrare.
Ngjarja ka ndodhur ne nje postbllok, ku policet ishin duke kryer detyren e tyre. Ata jane gjetur te vrare nga koleget, nderkohe qe eshte identifikuar vrasesi, i cili tashme eshte ne kerkim nga policia.
Mesohet se forca policie nga Tirana dhe vete drejtori i pergjithshem, Ahmet Prenci eshte nisur drejt vendngjarjes. Sipas burimeve paraprake te policise mesohet se vrasja ka ndodhur per motive te dobeta.
Ne operacionin per kapjen e vrasesit jane mobilizuar forcat e policise se Kukesit, ato te Pukes si edhe efektivat special te policise se shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›