“Blic” i policisë për makinat me xhama të errët
24/03/2009 Operacioni në Sarandë
SARANDË - Automjetet me xhama të errët dhe pa dokumentacionin përkatës, kanë qenë objekt i një kontrolli “blic”, të organizuar të hënën nga Policia e Qarkullimit Rrugor në Sarandë. Burime nga sektori i qarkullimit rrugor të komisariatit të Sarandës, thanë se, gjatë operacionit janë kontrolluar mbi 100 automjete, si dhe janë vendosur 40 gjoba administrative për drejtuesit. “Gjatë ushtrimit të këtyre kontrolleve janë konstatuar shkelje në instalimin apo përdorimin e pajisjeve dhe aparaturave karakteristike policore. Ndërkohë, janë gjobitur 40 drejtues automjetesh për shkelje të tabelave të sinjalistikës rrugore, si dhe për parkime të gabuara”, thanë burime zyrtare.