Gjatë ngrënies së drekës 84-vjeçari hidhet nga pallati
24/03/2009 Vdes nga përplasja me tokën
TIRANE- Një 84-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme, si pasojë e hedhjes nga kati i katërt i pallatit në të cilën banonte. Ngjaje e rëndë pasditen e djeshme dhe mësohet se shkak i vdekjes ka qenë depresioni i lartë, i cili e ka shtyrë 84-vjeçarin drejt vetëvrasjes. Viktima është Zef Nika 84 vjeç. Vetëvrasja e ndodhur dje pasdite në një pallat që ndodhet pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta te rruga e “Kavajës”, erdhi krejt papritur duke shtangur familjarët. Viktima, Zef Nika, 84 vjeç, lindur në Pukë dhe me banim në Tiranë, u hodh nga kati i katërt i pallatit, ndërsa ishte duke ngrënë bukë me familjarët e tjerë të tij. “I ndjeri po qëndronte në kuzhinën e shtëpisë, kur pa u përballur me ndonjë përplasje apo konflikt brenda familjes, krejt papritur ka dalë në dritare dhe që andej është hedhur nga kati i katërt duke pësuar vdekje të menjëhershme”, - thanë burime nga policia e Tiranës. Gjithsesi, policia tha se ka marrë në pyetje të gjithë familjarët dhe presona të tjerë, me qëllim lokalizimin e pistave të vdekjes së 84-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.