E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten dy policë, plagosen gjashtë të tjerë

Moskë, 7 gusht - Dy policë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në sulme të ndara në rajonin e Kaukazit verior në Rusi.

Agjencia Interfax citon zyrtarë lokalë të kenë thënë se sulmuesit me armë automatike i vranë dy policët në qytetin Baksan në rajonin Kabardino-Balkaria.

Ndërkohë, në Dagestanin fqinj, gjashtë policë u plagosën kur një grup prej të paktën 10 sulmuesish hapi zjarr ndaj patrullës policore me armë gjysmëautomatike dhe granata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›