Grenlandës i shkëputet një ajsberg grandioz

Nuuk, 7 gusht - Pllaka nga akulli me sipërfaqe rreth 260 kilometra katrorë është shkëputur nga akullnaja e Petermannit, në veriperëndim të Grenlandës. Sipas fjalëve të profesorit Andreas Muenchow, ky është ajsbergu më i madh i shkëputur që nga vitit 1962.
Sipas mendimit të shkencëtarëve të universitetit amerikan Delaware, ky ajsberg me përmasa shumë të mëdha gjatë dimrit do të qëndronte në një vend apo do të shkonte drejt ujërave midis Kanadasë e Grenlandës. Mirëpo, ekziston droja se ajsbergu do të lëvizë drejt jugut kështu që ai do të pengojë shumë trafikun ujor, ka shtuar prof. Muenchow.
Në Grenlandë çdo vit ndodhin me mija thyerje dhe shkëputje të akullnajave, mirëpo shkëputja e një pjese kaq të madhe ndodh shumë rrallë. Ende nuk është e qartë se a është kjo pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes së ambientit. Temperaturat mesatare në gjysmën e parë të këtij viti pothuaj në mbarë botën ishin më të lartat deri tash të shënuara.